Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Prokuroria Speciale kërkon mbrojtjen e 153 dëshmitarëve

Lapsi.al 18 November 2020
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Prokuroria Speciale kërkon

Prokuroria Speciale kërkon masa mbrojtëse për dëshmitarët në çështjen ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas saj, në këtë çështje ka 153 dëshmitarë dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm, akuza ka kërkuar marrjen e tyre në mbrojtje.

Në seancën e sotme në Hagë, e cila po mbahet online, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka kërkuar që gjykimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK, të nisë jo më herët se në verën e vitit 2022. Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi David Hooper dhe ai i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson, gjatë konferencës pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, thanë se ju duhen të paktën 18 muaj që të kryejnë hetime, në mënyrë që të përgatisin mbrojtjen.

Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se brenda javësh, palës mbrojtëse do t’iu dorëzohen mbi 1,000 materiale shtesë, duke shtuar se mbrojtja ka materiale të mjaftueshme që të nisë hetimet.

Prokuroria pretendon se lënda e saj disponon me gati 100.000 prova.

Organi I akuzës pretendon se për konfirmimin e aktakuzës ka disponuar me material prej rreth 43 mijë faqe, duke përfshirë raporte, deklaratat e dëshmitarëve, fotografi dhe mbi 20 orë material audio-vizive.

Të këshilluara

8 mësues infektohen me Covid në Korçë

Nga 61 raste të konfirmuara pozitive gjatë 24 orëve në qytetin e Korçës 8 prej tyre janë mësues. Burime zyrtare konfirmojnë infektimin e 8 mësuesve, por nuk ...

19:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI