Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Gjykata Speciale konfirmon aktakuzat për dy ish-komandantë të tjerë të UÇK-së

Lapsi.al 19 November 2020
Gjykata Speciale konfirmon aktakuzat për dy ish-komandantë të

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka konfirmuar dorëzimin e aktakuzës ndaj Hysni Gucatiti dhe Nasim Haradinajt. Lajmin e ka bërë të ditur, avokati Tomë Gashi në Kanal10.

Ndërkaq, siç njofton  Zyra e Prokurorit të Specializuar, “Më 28 nëntor Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar Presidenten me kërkesën për caktimin e gjyqtarit të Procedurës Paraprake. Kjo nënkupton që Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën për shqyrtim nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake. Siç shihet, Gjyqtari i Procedurës Paraprake është caktuar për rastin BC-2020-17”.

Vendimi për caktimin e gjyqtarit të procedurës paraprakë është marrë më 29 tetor mirëpo është bërë publike para dy ditësh, pra 17 nëntor.

Gjykatësi i procedurës paraprake është Nicolas Guillou, i cili ka kohë prej gjashtë muajsh që ta hedh poshtë apo ta vërtetojë aktakuzën.

Theksojmë se më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale.

Deklaratën e Avokatit Tomë Gashi, mund ta ndiqni në minutën e 8.40

Të këshilluara

Përfundon greva e minatorëve në Trepçë

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë përfunduar grevën, pasi që iu është konfirmuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit se pagat për muajin teto...

17:36

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI