Lulzim Basha tregoi tre pozicionet e punës që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë në Kosovë pas luftës. Fillimisht tha ai, ka qenë në rolin e përkthyesit në Mitrovicë për UNMIK, më pas ka punuar në Prishtinë si përgjegjës për ngritjen dhe mbikqyrjen e komponentit të drejtësisë kosovare dhe pozicioni i tretë ka qenë si asistent i vecantë i ministrit de facto të drejtësisë së Kosovës para se të krijohej qeveria, që konsistonte në transferimin e detyrës nga UNMIK.
Basha tha se në asnjë rast nuk ka marrë pjesë në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe i quajti shpifje të gjitha deklaratat e Milaim Bellanicës në lidhje me kasetën e filmimeve të Krushës. Sipas tij veç kësaj gënjeshtre, Basha tha se brenda një jave u shpikën edhe dy të tjera, siç ishte përfshirja e tij në arrestimin e një komandanti të UÇK-së dhe implikimi i tij në hetimet për të ashtuquajturën Shtëpisë së Verdhë.