Flash

Ndërron jetë prej COVID-19 personazhi i njohur me pseudonimin "Ver Llapa"

Lapsi.al 19 November 2020
Ndërron jetë prej COVID-19 personazhi i njohur me pseudonimin

Ndërron jetë prej COVID-19 personazhi i njohur në rrugët e Tiranës me pseudonimin "Ver Llapa". Bëhet fjalë për Verin e 21 dhjetorit.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Integrimit e Jetimëve.

Mesazhi i Ilir Çumanit

"PËRSHPIRTJE PËR NJERIUN E MIRË....                                                               

Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme të korruptuar me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme...

 Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht... Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama Njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd naiv, të bukur e të dëlirë....

Ik VERI...., prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, ishte një sakrificë sublime prej cigani e bohemi që aq shumë ta doja e ta adhuroja... Pusho në Paqe o NJERI i mrekullueshëm i Zotit. R.I.P"

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, dita e sotme nis me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë vendin. Parashikohet që pasditja të sjelli shpeshtim t...

07:26

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI