Në debatin me Baton Haxhiun për punën që ka bërë në Kosovë, Lulzim Basha pranoi se ishte një nga juristët e nivelit të lartë në UNMIK, por se nuk ka pasur asnjëherë akses në dosjet e hetimit të krimeve të luftës nga shqiptarët.
Basha tregoi se në Tribunalin e Hagës dhe në Departamentin e Drejtësisë kishte një rregull të artë.
"Shqiptarit kurrë nuk i besohej cështje kundër UCK-së dhe as kroatit. Kishte përkthyes, po. Por jo Legal Officer. Ata që hetonin krimet serbe ishin plot me Legal officer plot me shqiptarë dhe kroatë. Legal officer në hetimet kundër shqiptarëve nuk kishte kurrë shqiptarë. është e qartë se Lul Basha edhe po të donte nuk kishte akses. As kur u palu, as kur nuk u palu dosja, se shqiptarët konsideroheshin në konflikt interesi" tha Basha, duke iu përgjigjur akuzave se ai ka pasur kontribut në hartimin e dosjeve kundër krerëve të UCK-së.