Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Fillimi i negociatave me BE-në/ Bullgaria bllokon Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 17 November 2020
Fillimi i negociatave me BE-në/ Bullgaria bllokon Maqedoninë e Veriut

Bullgaria ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, për shkak të mosmarrëveshjes historike gjuhësore me fqinjin e saj.

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha më 17 nëntor se Bullgaria nuk do të miratojë kornizën e negociatave për Maqedoninë e Veriut pasi të dyja vendet e Ballkanit nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre.

"Bullgaria në këtë fazë nuk mund të mbështesë draftin e kornizës negociuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare", tha Zaharieva pas një video-konference të ministrave të jashtëm të BE-së.

"Projekti i propozuar nuk merr parasysh kërkesat bullgare dhe si i tillë, nuk mund të mbështetet në formën aktuale”, tha ajo.

Për miratimin e kornizës negociuese, kërkohet unanimitet nga të gjithë anëtarët e BE-së, ku Bullgaria ka të drejtën e vetos. Bullgaria dëshiron që Shkupi të pranojë se si identiteti ashtu edhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare. Konkretisht, Sofja dëshiron që gjuha e folur nga maqedonasit të quhet "gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut".

Shkupi ka këmbëngulur prej kohësh se maqedonishtja është një gjuhë e veçantë sllavo-jugore që përbëhet nga pjesë të kulturës dhe identitetit kombëtar të vendit, ndërsa Sofja thotë se maqedonishtja është thjesht një dialekt rajonal i bullgarishtes.

Bullgaria gjithashtu kërkon që fqinji i saj të heqë dorë nga çdo pretendim se ekziston një pakicë e veçantë maqedonase në Bullgari.

Në javët e fundit, Bullgaria ka deklaruar vazhdimisht se do të bllokojë bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut pasi të dyja palët nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët.

Pas shumë vonesash, BE-ja arriti pajtim në mars që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mund të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Bullgaria mbështeti një kornizë negociatash për Shqipërinë.

Gjermania, e cila mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të vitit, po shpresonte të niste bisedimet zyrtare të pranimit me të dyja vendet e Ballkanit në një konferencë ndërqeveritare në dhjetor./ Rel/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI