Flash

Manastirliu: Kemi bërë porosi për 300 mijë teste të shpejta

Lapsi.al 15 November 2020
Manastirliu: Kemi bërë porosi për 300 mijë teste të

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri sot një përmbledhje të situatës së pandemisë të Covid-19, duke u ndalur edhe tek rritja e testimeve dhe financimi i testeve të shpejta.

“Nga qershori kur ne kishim fare pak raste të të prekurve, krahasuar me sot dhe ku totali i testimeve ka qenë 8883 testime, tetori është mbyllur me 39 mijë e 51 testime dhe vetëm në 13 ditët e para të nëntorit janë 24 mijë e 48 testime të kryera në sistemin tonë publik dhe 11 mijë e 380 të kryera për efekt të depistimit në sistemet jo publike në laboratorët e çertifikuar me metodën e PCR. Numri i testimeve është rritur nga nevoja dhe nga situata epidemiologjike”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës saj Ministrja tha se është bërë porosia për 300 mije teste të shpejta.

“Jemi të përgatitur për të financuar testet e shpejta. Është bërë porosia nëpërmjet instrumentit të Bashkimit Europian për 300 mijë teste të shpejta të anti-genit me financim të qeverisë shqiptare”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri dhe një pasqyrim të situatës epidemiologjike duke bërë dhe një krahasim me vendet e rajonit.

“Shqipëria qëndron në një incidencë dyjavore për total 100 mijë banorë në 901 raste, krahasuar me mesataren e rajonit 1454 të prekur për 100 mijë banorë. Ashtu sikurse përsa i përket rasteve të fataliteteve që nëse do të bënim një vlerësim të fataliteteve për 1 milion banorë vendi ynë qëndron në 20.6 humbje jete. Dhe një krahasim të vendeve të rajonit, 31. 6 është mesatarja e vendeve të rajonit për fatalitete. 48.8 është mesatarja e Bashkimit Europian”, tha Manastirliu gjatë komunikimit të saj me publikun.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI