Flash

Berisha për ndalimin e Kastriot Islamit: Rama do të marrë përgjigjen e merituar personale

Lapsi.al 15 November 2020
Berisha për ndalimin e Kastriot Islamit: Rama do të marrë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për shoqërimin në polici të ish-deputetit Kastriot Islami, për shkak të mos pajisjes me maskë.

Berisha thekson se kryeministri Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar personale për veprimin e cilësuar si kriminal prej tij.

"Ndalimi i Prof Dr Kastriot Islamit nga xhahili skizoid i Surrelit, nje akt i shemtuar dhe kriminal.

Miq, dje Edvin Hajduti, xhahili skizoid i Surrelit urdheroi narkobandite me uniforme te ndalojne dhe shoqerojne forcerisht ne narkokomisariat personalitetin e njohur te politikes se vendit, opozitarin e vendosur te regjimit te kakistokracise te Edvin Kristaq Kolekes, ish deputetin Kastriot Islami sepse ai po bente joging pa maske tek Parku Kombetar i Liqenit Artificial te Tiranes.

Ndalimi i zotit Islami me urdher te Xhahilit te Surrelit eshte nje akt i tij banditesk dhe hakmarrje e tij primitive  politike kurse maska eshte thjeshte preteksti i ketij akti te shemtuar.

Duke i shprehur solidaritetin tim te plote zotit Kastriot Islami, denoj me ashpersine me te madhe aktin e turpshem prej birboje te vertet  te Edvin Hajdutit ndaj zotit Islami dhe e garantoj kufomen politike se shume shpejt do te marre pergjigjen e merituar personale per veprimin e tij kriminal", shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI