Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Trump beson ende: Do të fitojmë edhe në Arizona dhe Georgia

Lapsi.al 12 November 2020
Trump beson ende: Do të fitojmë edhe në Arizona dhe Georgia

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendoi se do t’i fitojnë zgjedhjet në Georgia dhe Arizona, shtetet kyçe në garën presidenciale, nëse votat numërohen siç duhet.

Në llogarinë e tij në Twitter, Trump postoi në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit, në të cilat, sipas rezultateve jozyrtare, fitues ka dalë kandidati demokrat Biden.

Trump tha se procesi i numërimit të votave në Karolinën e Veriut me 15 delegatë zgjedhorë, ku rezultati ende nuk është definuar, ka zgjatur mjaft kohë.

“Pe ka vonesë në Karolinën e Veriut? A po kërkojnë fletë votimi shtesë për t’i kthyer zgjedhjet në favor të tyre. Ne do të marrim Georgia-n, ku votat do të numërohen përsëri”, u shpreh presidenti amerikan.

Ai theksoi se vëzhguesit republikanë nuk u lejuan të marrin pjesë në numërimin e votave në shtetet kritike, Pennsylvania dhe Michigan.

“Kjo është e paligjshme”, shtoi Trump.

Ai tha po ashtu se në Arizona, një shtet tjetër ku rezultati ende nuk është definuar, dallimi i votave ka rënë nga 200 mijë në më pak se 10 mijë.

“Nëse shqyrtojmë të gjitha votat e hedhura, ne fitojmë lehtë edhe në Arizona. 73 milionë persona kanë votuar për mua”, deklaroi Donald Trump./AA/

Të këshilluara

Trump: Në SHBA kanë votuar edhe të vdekurit

Donald Trump ka publikuar prova që dëshmojnë se në garën e fundit politike rezultojnë të kenë votuar edhe persona të cilët kanë vdekur vite më parë. Pretendimet...

11:19

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI