Flash

Rama flet për vetvrasjet në spitale: I nxit futja e virusit në trup

Lapsi.al 11 November 2020
Rama flet për vetvrasjet në spitale: I nxit futja e virusit në

Kryeministri Edi Rama ka folur për rastet e fundit të vetvrasjeve të ndodhura në spitalet Covid. Sipas tij shkak për këtë veprim ekstrem është bërë futja e virusit në trup. Kreu i qeverisë e ka krahasuar situatën me Italinë, duke thënë se edhe në shtetin fqinj shifrat e vetvrasjes janë të larta. Sipas kreu të qeverisë është marrëzi të mendohet se kjo situatë vjen si rrjedhojë e keqmenaxhimit të situatës.

"Si mund të ngrihet hipoteza se vetëvrasjet ndodhin në spital për këtë?! Shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertët se një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njëriut, është nxitja për të vrarë veten. Është e materializuar në shifra. Në Itali nga marsi në gusht u vetëvranë 71 persona. Janë regjistruar një numër i konsiderueshëm tentativash vetëvrasjesh. Në Francë është lidhur numër i vetëvrasjeve, që lidhen me COVID. 4 persona në Gjermani, në Arabinë Saudite, në Britani. Kanë kryer vetëvrasje nga ankthi, në Mbretërinë e Bashkuar një infermierë vrau veten gjatë orarit të punës. Një mjek rus u vetëvra duke u hedhur nga dritaret e spitalit, pasi rezultoi pozitiv me COVID dhe kanë përjetuar stresin emocional të frikës që paralajmërohet në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertet e shëndetit në këtë situatë. Nga 21 shtatori deri në 20 tetor, 4 pacientë janë vetvrarë në Ukrainë", tha Rama.

Të këshilluara

Shërohet nga COVID-19 Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shëruar nga coronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu. ...

16:46

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI