Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Biden përmbys rezultatin përballë Trump edhe në Georgia, një hap më pranë fitores

Lapsi.al 6 November 2020
Biden përmbys rezultatin përballë Trump edhe në Georgia,

Joe Biden është një hap më afër fitores përballë Donald Trump. Demokrati ka përmbysur epërsinë e Trumpit në Georgia dhe tashmë ka kaluar vetë në epërsi.

Raportohet se Joe Biden në Georgia tashmë ka 2.449.371 vota, ndërsa Donald Trump, ka 2.448.454 apo 917 vota më pak. Deri më tani janë numëruar 99 për qind e votave, duke vënë në epërsi Biden.

Georgia ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe një fitore e Bidenit në këtë shtet do t’ia blindonte demokratit fitoren në zgjedhje, të cilën edhe ashtu e ka afër, bazuar edhe në epërsinë momentale që e ka në Nevada.

Edhe në Nevada, Joe Biden është në epërsi ndaj Trumpit, me rreth 12 mijë vota. Zyrtarisht, fituesi i zgjedhjeve vendoset në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor që mbahet në dhjetor, ndërkohë që ai do të inaugurohet në mbledhjen e Kongresit që mbahet më 6 janar të vitit të ardhshëm.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore gjatë paradites do të ketë e...

11:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI