Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Veteranët e UÇK-së: Gjykata Speciale po vepron në kundërshtim me ligjin

Lapsi.al 5 November 2020
Veteranët e UÇK-së: Gjykata Speciale po vepron në

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një konferencë për media, ka njoftuar se të enjten ka pasur takime me deputetët e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar çështjen e mandatit të Gjykatës Speciale dhe për ta dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku, tha se Gjykata Speciale, po vepron pa mandat dhe kundërligjshëm.

Ai tha, po ashtu, se kryesia ka vendosur të mbajë protestë pas ngritjes së disa aktakuzave kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kryesia mendon dhe vendosi të organizohet protestë, gjë që për datën dhe orën, ne do t’ju informojmë me kohë, por ne nesër (06 nëntor) e kemi edhe mbledhjen e Këshillit drejtues që ka 61 anëtarë dhe në të cilin këshill përfaqësohen të gjithë kryetarët e degëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, pra edhe nesër e diskutojmë çështjen e protestës”, tha Klinaku.

Klinaku, më herët gjatë ditës, të enjten, duke folur për konfirmimin e aktakuzës ndaj presidentit tashmë të dorëhequr të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se këto ngjarje kanë qenë të papritura.

Nga Dhomat e Specializuara në Hagë (apo siç njihen në Kosovë: Gjykata Speciale) deri më tani janë konfirmuar aktakuzat për pesë persona, e për të cilat është njoftuar publiku – kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, kundër kreut të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kundër Hashim Thaçit, i cili pas konfirmimit të aktakuzës dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës. /REL

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI