Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Kryemadhi nga Durrësi: LSI e vendosur për të rritur ekonominë e qytetarëve

Lapsi.al 5 November 2020
Kryemadhi nga Durrësi: LSI e vendosur për të rritur

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ishte në Durrës ku mori pjesë edhe në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së për qarkun në fjalë.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi u shpreh se, shqiptarët kanë nevojë për shpresë, ndërsa shtoi se LSI ka një strategji të qartë për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Durrësi ka qenë gjithmonë lokomotivë në ndryshimin e realiteteve dhe sistemeve. Shqiptarët duan sot arsim më të mirë, shëndetësi cilësore, për të pasur punë dhe me paga të mira. Shqiptarët sot janë pa shpresë. Ndryshe nga propaganda, shqiptarët sot kanë shëndetësi të shtrenjtë. Durrësi ka nevojë për frymë të ndryshimit.

Rama vazhdon të japë koncesione. Janë rritur çmimet në mënyrë katastrofike. Shqiptarët sot duan shpresë dhe LSI do rigjallërojë jetën e qytetarëve me planin e saj strategjik e ekonomik për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. Ne jemi të vendosur për të rritur ekonominë e qytetarëve”, u shpreh kryetarja e LSI.

Sipas saj, kush voton LSI në 25 prill, voton për të ardhmen e vendit.

“Premtimet e Ramës janë një maskë. Ne duhet t’ju kthejmë besimin qytetarëve. Duke votuar LSI-në, do të votojnë të ardhmen. Sot në Durrës, por edhe në qarqe të tjera jemi optimistë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI