Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Biden po i afrohet fitores/ Stafi i Trump: Nuk ka shanse që “të hedhim peshqirin”

Lapsi.al 5 November 2020
Biden po i afrohet fitores/ Stafi i Trump: Nuk ka shanse që “të

Trump nuk ka asnjë plan të të pranojë se ka humbur. Një zyrtar i lartë i fushatës së Trump i tha CBS se Presidenti amerikan në detyrë nuk po planifikon “të hedhë peshqirin” (shënjë e dorëzimit në ndeshjet e boksit) thjesht sepse Joe Biden po deklaron fitoren.

"Në një zgjedhje të lira dhe të ndershme, presidenti do të fitojë," – citohet të jetë thënë zyrtari i lartë i Trump. Kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë vijon të mos ndalë as paditë në gjykata ku po përpiqet të ndalë numërimin e votave me postë të dorëzuara pas ditës së votimit.

Tashmë, Trump ka ngritur një proces tjetër gjyqësor në Pensilvani duke pretenduar se përfaqësuesve republikanë nuk u lejohet qasja në numërimin e votave atje. Gazetarja e Buzzfeed, Zoe Tillman ka postuar në Twitter ankesën e plotë. Trump pretendon se është ai që po fiton dhe akuzoi demokratët se po përpiqen të "vjedhin zgjedhjet".

Joe Biden aktualisht është duke udhëhequr në Nevada dhe Arizona dhe ndërsa vazhdon numërimi në Georgia dhe Pensilvani, ku orët e fundit hendeku po ngushtohet dhe Biden po i afrohet Trump në disa mijëra vota. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI