Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

Greqia mbyllet sërish nga e shtuna, vetëm kopshtet dhe shkollat fillore vijojnë normalisht

Lapsi.al 5 November 2020
Greqia mbyllet sërish nga e shtuna, vetëm kopshtet dhe shkollat

Greqia zyrtarisht nga e shtuna do i rikthehet një mbyllje të dytë identike si ajo e marsit.

Sipas mediasve greke, kryeministri Kyriakos Mitsotakis pas shumë diskutimeve me ekspertët mori vendimin që për të mos rrezikuar më tepër sistemin shëndetësor do të provohet sërish si në pranverë izolimi total.

Para këtij vendimi masa kufizuese ishin vendosur në Attica, Selanik dhe Serres dhe në disa qytete veriore si dhe disa ishuj, por që duket se nuk e kanë përmirësuar situatën.

Nga ora 6 e mëngjesit të së shtunës hyn në fuqi "Lock-Down” teksa qytetarët sërish do t’u duhen sms për të dalë jashtë, tregjet do të mbyllen ndërsa është lejuar që shkollat fillore e kopshtet të vijojnë normalisht. Gjithashtu edhe supermarketet, farmacitë dhe pikat e karburanteve do të jenë hapur.

Qeveria greke synon të ketë një "dhjetor të qetë" në prag të festave të fundvitit pasinë fundin e tetorit dhe fillimin e nëntorit ka pasur shifra rekord infektimesh si asnjë herë më parë nga COVID-19.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria do të mbizotërohet ditën e sotme nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet n...

08:35

Elbasan, tritol banesës së Talo Çelës

Elbasani është tronditur nga një shpërthim me eksploziv. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:45 në fshatin Katundi i Ri, ku shënjestër ka qenë banesa...

08:19

Pse nuk ka ende fitues të zgjedhjeve në SHBA

Njëzet vjet më parë, rreth një orë pasi vendvotimet u mbyllën në Bregun Lindor të SHBA-së, përfshirë këtu shtetin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Floridës, te...

22:13

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI