Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Flet Biden: Fitorja është e qartë, por askush nuk mund të rrezikojë demokracinë

Lapsi.al 4 November 2020
Flet Biden: Fitorja është e qartë, por askush nuk mund të

“Fitorja është e qartë”. Kështu u shpreh kandidati demokrat për President të SHBA, Joe Biden në një deklaratë të mbajtur nga Delaware. Biden u shpreh i bindur se do të jetë ai që do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë këtë herë si President i SHBA-së, por me tone më të qeta tha se do të priste derisa të numëroheshin të gjitha votat përpara se të shpallte fitoren.

“Tani, pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë. Unë nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar. Kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit. Fuqia nuk mund të merret ose pohohet. Ajo rrjedh nga njerëzit.

Dhe është vullneti i tyre që përcakton se kush do të jetë president i Shteteve të Bashkuara. Dhe tani pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë se ne po fitojmë mjaft shtete për të arritur 270 vota elektorale të nevojshme për të fituar presidencën” - vazhdoi Biden.

Biden gjithashtu theksoi pjesëmarrjen historike të votuesve këtë vit, duke thënë se ai dhe mikja e tij, kandidatja për zv.Presidente, Kamala Harris janë në rrugën e duhur për të fituar më shumë vota sesa çdo kandidat ka marrë në historinë e SHBA.

Biden këmbëngul se "çdo votë duhet të numërohet", pasi republikanët pritet të ngrenë padi ligjore në disa shtete kryesore. “Askush nuk do të na e marrë demokracinë", tha ai. Biden u zotua se do të jetë “një president për të gjithë amerikanët”.

"Nuk do të ketë shtete të kuqe dhe blu kur të fitojmë" - tha ai duke shtuar se do të jenë "vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pse nuk ka ende fitues të zgjedhjeve në SHBA

Njëzet vjet më parë, rreth një orë pasi vendvotimet u mbyllën në Bregun Lindor të SHBA-së, përfshirë këtu shtetin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Floridës, te...

22:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI