Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

VIDEO LIVE/ Joe Biden del të flasë para publikut

Lapsi.al 4 November 2020
VIDEO LIVE/ Joe Biden del të flasë para publikut

“Fitorja është e qartë”. Kështu u shpreh kandidati demokrat për President të SHBA, Joe Biden në një deklaratë të mbajtur nga Delaëare. Biden u shpreh i bindur se do të jetë ai që do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë këtë herë si President i SHBA-së, por me tone më të qeta tha se do të priste derisa të numëroheshin të gjitha votat përpara se të shpallte fitoren.

“Tani, pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë. Unë nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar. Kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit. Fuqia nuk mund të merret ose pohohet. Ajo rrjedh nga njerëzit.

Dhe është vullneti i tyre që përcakton se kush do të jetë president i Shteteve të Bashkuara. Dhe tani pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë se ne po fitojmë mjaft shtete për të arritur 270 vota elektorale të nevojshme për të fituar presidencën” - vazhdoi Biden.

Biden gjithashtu theksoi pjesëmarrjen historike të votuesve këtë vit, duke thënë se ai dhe mikja e tij, kandidatja për zv.Presidente, Kamala Harris janë në rrugën e duhur për të fituar më shumë vota sesa çdo kandidat ka marrë në historinë e SHBA.

Biden këmbëngul se "çdo votë duhet të numërohet", pasi republikanët pritet të ngrenë padi ligjore në disa shtete kryesore.

“Askush nuk do të na e marrë demokracinë", tha ai. Biden u zotua se do të jetë “një president për të gjithë amerikanët”.

"Nuk do të ketë shtete të kuqe dhe blu kur të fitojmë," tha ai duke shtuar se do të jenë "vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës". ©LAPSi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI