Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Blindohet Franca pas ngjarjes në Nisë: Forca të shumta sigurie i bashkohen shkollave dhe objekteve të kultit

Lapsi.al 30 October 2020
Blindohet Franca pas ngjarjes në Nisë: Forca të shumta sigurie i

Franca është zgjuar nën siguri maksimale pas sulmeve të djeshme terroriste në Nice ku u vranë 3 qytetarë.

Ditët e fundit Franca është goditur rëndë nga sulmet terroriste, kryesisht nga persona ekstremistë islamikë që kanë vrarë një mësues Samuel Patty dhe dje 3 qytetarët afër bazilikës së Notre-Dame në Nice.

Pikërisht dje në mbrëmje qytetarë nuk denjuan të kryejnë homazhe për viktimat në Nice duke çuar lule tek bazilika e Notre-Dame.

Për më tepër pas urdhërit të Macron për të dyfishuar vigjilencën ushtarake në vend, forca të shumta sigurie janë parë në çdo objekt kulti dhe shkolla në qytetet franceze. Po ashtu Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin deklaron se Franca duhet të jetë e përgatitur pasi ngjarje të tilla të tmerrshme do ketë përsëri pasi sipas tij, armiku ndodhet brenda dhe jashtë.

“Ne jemi në një luftë kundër një armiku që është brenda dhe jashtë. Ne duhet të kuptojmë se ka pasur dhe do të ketë ngjarje të tjera të tilla si këto sulme të tmerrshme.”- tha Darmanin.

Të këshilluara

Tajvani, 200 ditë pa asnjë rast me COVID-19

Tajvani është një rast i rrallë suksesi në luftën globale ndaj COVID-19. Ishulli me rreth 24 milionë banorë shënon 200 ditë pa asnjë rast me COVID-19. Shumë ...

10:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI