Flash

Zgjedhjet në SHBA, Grenell: Shqiptaro-amerikanët do të votojnë për Trumpin

Lapsi.al 30 October 2020
Zgjedhjet në SHBA, Grenell: Shqiptaro-amerikanët do të

I dërguari special për Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell, ka thënë se shqiptaro-amerikanët e Detroitit do të mbështesin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Përmes një postimi në Twitter, Grenell shkruan se përfaqësues të bizneseve dhe liderëve religjiozë ia kanë bërë të qartë se do e votojnë kandidatin republikan, Trump. I dërguari amerikan i ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve edhe gjatë ditës së djeshme për të votuar për presidentin aktual Donald Trump.

“Donald Trump ka punuar shumë për paqen në Ballkan, për normalizimin ekonomik. Ai i ka kushtuar vëmendje një zone ku ne e dimë që Barack Obama dhe Joe Biden nuk arritën ta bënin”, shkruan Grenell.

Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 3 nëntor dhe nga sondazhet paraprake duket se kandidati demokrat Joe Biden po kryeson në disa shtete.

Të këshilluara

Tajvani, 200 ditë pa asnjë rast me COVID-19

Tajvani është një rast i rrallë suksesi në luftën globale ndaj COVID-19. Ishulli me rreth 24 milionë banorë shënon 200 ditë pa asnjë rast me COVID-19. Shumë ...

10:38

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI