Flash

"Jam në emision, jepi mikut tim 2 mijë euro"/ Si u mashtrua biznesmeni nga emri i Ardit Gjebresë

Lapsi.al 29 October 2020
"Jam në emision, jepi mikut tim 2 mijë euro"/ Si u mashtrua

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp dhe Viber shtetasi B. Stojku besonte se ishte duke komunikuar me Ardit Gjebrenë, këngëtarin dhe showmenin e njohur në vend.

Por, në fakt, Stojku i cili pasi pa edhe fotografinë e Ardit Gjebresë së rremë në numrin nga po i shkruhej, porositi të birin që të dorëzonte shumën tek miku i tij shumë i njohur që ndërkohë nga ana tjetër e telefonit i shkruante: jam në emision dhe më duhet t’ia dërgosh se i duhen për në spital.

“Mendova se ishte Ardit Gjebrea, – rrëfeu më pas në polici burri, i cili u peshkua nga një mashtrues ende i paidentifikuar, i cili fillimisht i shkroi vetëm kaq “çkemi, si je i dashur?”. Pasi Stojku që ndërkohë gjendej sipas burimeve të gazetës “Si” duke drekuar ka qenë i bindur se po fliste me Gjebrenë, dhe pasi urdhëroi të birin që të tërhiqte 2 mijë euro i shkroi Gjebresë së rremë.

“Në ç’vend je, do t’i sjellë djali, pasi jam në një drekë me ca miq”.

Kallëzuesi shton në polici se mashtruesi ende i panjohur i tha se do dërgonte një mikun e tij të quajtur Toni dhe më pas ka shtuar “faleminderit shumë nga dreka do të t’i sjell”.

Policia pohon për gazetën “Si” se rreth orës 14.27 minuta, i mashtruari u telefonua nga i biri që i tregoi se paratë i kishte marrë një taksi e verdhë. “Më vonë unë dyshova dhe pas disa orësh mora në telefon Arditin se kë person kishte në spital dhe ai mbeti i shtangur duke më thënë, – nuk kam asnjë person në spital”. Skema është zbuluar akoma më tej kur të dy burrat kanë folur me detaje për çfarë kishte ndodhur.

Policia deklaron për gazetën “Si” se është marrë dëshmia e Ardit Gjebresë që tregon se miku i tij Stojku e kishte pyetur se si ishte bërë njeriu i tij në spital. Më tej, Gjebrea hedh dritë duke treguar se si ishte vënë në dijeni nga miku i tij që i kishte treguar se dikush i ishte prezantuar si ai dhe i kishte kërkuar 2 mijë euro.

Sipas burimeve policia ka sekuestruar një sërë kamerash mes të cilave zbulohet edhe taksia e verdhë që i është dorëzuar shuma e eurove. Shoferi tregon “më doli një person i gjatë dhe më ngriti dorën për të ndaluar. Më kërkoi ta çoja tek hotel H. ku ai do merrte një porosi, por që më pas i ka kërkuar të shkojë shoferi ta marrë”. I. V shton se udhëtoi drejt destinacionit pa e ditur se çfarë porosie do të merrte dhe pasi ka mbërritur në vendin e kërkuar ka telefonuar “punëdhënësin” në numrin që i panjohuri i kishte dhënë. “Prej aty doli një djalë dhe më dha një zarf me prerje 100 dhe kur ia dorëzova, më bëri përshtypje se ai nuk i numëroi paratë”, shton më tej taksisti.

Policia shton në rrugë anonime se ka identifikuar Arditin e rremë, i cili është P. Halilaj nga Kruja që do të hetohet për mashtrim. /GazetaSi

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI