Flash

Sherr në Sarandë, plagoset me thikë adoleshenti

Lapsi.al 29 October 2020
Sherr në Sarandë, plagoset me thikë adoleshenti

Një 15-vjeçar është plagosur me thikë sot në Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore i mituri me inicialet K. T., 15 vjeç. Të njëjtat burime sqarojnë se ka dyshime që djali është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) nga një bashkëmoshatar i tij. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin me inicialet E. Ç., 15 vjeç. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe thika. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI