Flash

FOTO/ Flamuri turk ngjyros Tiranën në kulmin e përplasjeve të Erdogan me BE

Lapsi.al 29 October 2020
FOTO/ Flamuri turk ngjyros Tiranën në kulmin e përplasjeve

Kush kaloi pranë godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës mbrëmjen e së enjtes me siguri ka mbetur i habitur nga ajo që ka parë. Ballina e një prej ndërtesave ikonë në qendër të kryeqytetit ishte ngjyrosur me një flamur të madh turk në krah të atij shqiptar bashkë me urimin për 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. Një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe për asnjë vend tjetër, mik apo partner strategjik.

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Anadolu kjo ishte bërë me iniciativë të ambasadës së Turqisë në Tiranë. Por ky gjest merr një domethënie të madhe në kontekstin aktual. Turqia kohët e fundit është vënë në një kurs të fortë përplasjesh me Francën ku nuk kanë munguar akuzat dhe etiketimet e forta mes Presidentëve Erdogan dhe Macron.

Përplasjet nisën që në momentin e krizës greko-turke në detin Mesdhe ku Parisi zyrtar mbajti hapur anën e Athinës. Konflikti u bë edhe më i ashpër për temën e islamit radikal pas vrasjes së një mësuesi historie në Francë të cilit iu pre koka pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed. Makron tha se Franca rrezikohej nga islamizmi radikal ndërsa Erdogan e quajti kreun e Elizesë “jo mirë mendërisht”.

Edhe më të forta u bënë përplasjet pas publikimit të një karikature në revistën satirike Sharlie Hebdo ku shigjetoj presidenti turk. Dhe pikërisht në këtë klimë të acaruar marrëdhëniesh ndërkombëtare duket se Shqipëria merr anë në një mënyrë të panevojshme.

Aq më tepër kur vendi ynë pret që të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Nëse pamjet e fotove të më poshtë do të shkojnë në kancelaritë evropiane nuk do të jenë të paktë ata diplomatë që do të shtrembërojnë fytyrën është çudi që edhe futja e Shqipërisë në BE të ketë fatin e atyre të Turqisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI