Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

E përzgjedhura e Trumpit/ Senati konfirmon gjyqtaren Amy Barrett

Lapsi.al 27 October 2020
E përzgjedhura e Trumpit/ Senati konfirmon gjyqtaren Amy Barrett

Me 52 vota pro e 48 kundër, senati amerikan konfirmoi gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Amy Coney Barrett si anëtaren më të re të Gjykatës së Lartë. Surpriza erdhi nga senatorja republikane nga shteti Mejn, Susan Collins, e cila iu bashkua demokratëve të Senatit që votuan kundër emërimit Barrett. Collins deklaroi se nuk do të votonte për këtë emërim për shkak të momentit kur zhvillohet votimi, vetëm tetë ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Në bazë të arkivave ekzistuese historike, asnjë anëtar tjetër i Gjykatës së Lartë nuk është konfirmuar pa mbështetjen e asnjërit prej senatorëve të partisë opozitare, në të paktën 150 vjet.

Barrett është e treta anëtare e Gjykatës së Lartë e emëruar nga Presidenti Trump, cka që ndikon fuqimisht në balancën ideologjike të gjykatës më të lartë në vend. Me përfshirjen e Barrett, gjykata me nëntë anëtarë ka tani një shumicë të konsiderueshme konservatore prej 6-3. Demokratët kanë kundërshtuar emërimin e zonjës Barrett, duke shprehur rezerva si për përgatitjen e saj, ashtu edhe për procesin e plotësimit me kaq nxitim të vendit të gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, ndërsa argumentonin se vendimi për zgjedhjen e një anëtari të ri të gjykatës duhet t’i lihej kandidatit që do të fitonte zgjedhjet presidenciale, e të njëjtin qëndrimin republikanët e kishin mbajtur edhe vetë për plotësimin e një vendi vakant ë gjykatë në fillimin e vitit zgjedhor 2016.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI