Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Studimi më i fundit: Antitrupat pas infektimit me Covid-19 bien për 4 muaj

Lapsi.al 27 October 2020
Studimi më i fundit: Antitrupat pas infektimit me Covid-19 bien për 4

Studiuesit kanë zbuluar se antitrupat e krijuara te njerëzit pas infektimit me koronavirus bien shumë shpejt. Ekipi i “The Imperial College London” zbuloi se numri i personave që rezultojnë pozitivë në testet e antitrupave ka rënë me 26% në periudhën nga qershori deri në shtator. Ata thonë se imuniteti i krijuar nis të bjerë sërish dhe ekziston rreziku që nga ky virus, të infektohesh disa herë.

“Zbehja e imunitetit është tepër e shpejtë, kanë kaluar vetëm tre muaj nga raundi i parë i provave tona dhe 26% e personave të testuar kanë rënie të ndjeshme të antitrupave”, thotë profesoresha Helen Ward, njëra prej drejtueseve të studimit.

Më shpejt antitrupat zhduken te personat mbi 65 vjeç shtoi ajo, krahasuar me grupmoshat më të reja. Ky fenomen po kështu vihet re tek asimptomatikët, ndërsa më i fortë duket imuniteti tek individët që e kanë kaluar më rëndë Covid-19. Mjaft i lartë mbetet sakaq numri i punonjësve të shëndetësisë me antitrupa, e kjo për hulumtuesit mund t’i detyrohet faktit që janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj virusit.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI