Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Izolohet kryeministri i Polonisë pas kontaktit me një të infektuar

Lapsi.al 13 October 2020
Izolohet kryeministri i Polonisë pas kontaktit me një të

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki është izoluar pasi ka pasur kontakte me një person që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Në një video-mesazh të postuar në mediat sociale të martën, Morawiecki tha se ka pasur kontakt me personin e infektuar të premten. Qeveria vazhdon të funksionojë normalisht dhe mbledhja e ardhshme e saj do të mbahet përmes video-konferencës – një praktikë kjo e zakonshme në muajt e fundit, tha Morawiecki.

Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve polakë që t’i respektojnë masat për luftimin e koronavirusit, duke i dezinfektuar duart, duke mbajtur distancën sociale dhe duke mbajtur maska. Zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Mueller, tha përmes një deklarate se kryeministri Morawiecki nuk është diagnostikuar me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, dhe se nuk ka simptoma të saj.

Karantina e detyrueshme në Poloni zgjat 10 ditë për ata që nuk shfaqin simptoma të sëmundjes COVID-19. Polonia ka regjistruar rritje të mprehtë të numrit të rasteve pozitive me koronavirus, në javët e fundit. Të martën u raportuan mbi 5,000 raste të reja, të cilat e çojnë në mbi 135,000 numrin e përgjithshëm të tyre në këtë vend. Mbi 3,100 vetë kanë vdekur në Poloni nga COVID-19, prejse ka nisur pandemia globale në muajin mars.

Të këshilluara

Kina rinis testimet masive të popullsisë

Qyteti i Kinës Kingdao do ta testojë gjithë popullsinë prej nëntë milionë banorësh për sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi. Testimi masiv vj...

17:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI