Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Çekia mbyll restorantet, baret dhe shkollat duke filluar nga nesër

Lapsi.al 13 October 2020
Çekia mbyll restorantet, baret dhe shkollat duke filluar nga nesër

Duke nisur nga 14 tetor, Republika Çeke shtrëngon masat kufizuese kundër koronavirusit. Ky vend, në javët e fundit, ka regjistruar rritjen më të shpejtë të rasteve në Evropë, për banorë.

Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor. Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online.

Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë. Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve. Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se më 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen.

Javën e kaluar, Çekia ka regjistruar rekord të rasteve me koronavirus brenda një dite: mbi 8,600, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur për 76 për qind, përkatësisht në mbi 2,000. Ky vend aktualisht ka të konfirmuara mbi 121,400 raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 62,000 raste mbeten aktive. Numri i viktimave aktualisht qëndron në 1,051.

Të këshilluara

Kina rinis testimet masive të popullsisë

Qyteti i Kinës Kingdao do ta testojë gjithë popullsinë prej nëntë milionë banorësh për sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi. Testimi masiv vj...

17:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI