Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Kujdes me celularët dhe kartëmonedhat, studimi tregon se sa mbijeton virusi Sars-CoV-2 në sipërfaqen e tyre

Lapsi.al 12 October 2020
Kujdes me celularët dhe kartëmonedhat, studimi tregon se sa mbijeton

Agjencia Kombëtare e Shkencës në Australi ka zbuluar se Sars-CoV-2 , virusi përgjegjës për Covid-19, mund të mbijetojë deri në 28 ditë  në sipërfaqen e kartëmonedhave, aparatet e celularëve, apo në çelik dhe inoks. Studimi zbuloi gjithashtu se virusi mbijetoi më gjatë në temperatura të ulëta.

Në 20 gradë Celsius, virusi shfaqet “jashtëzakonisht i ashpër” në sipërfaqe të lëmuara, siç janë ekranet e celularëve dhe mund të mbijetojë për 28 ditë në kartëmonedha dhe qelq, çelik dhe plastikë.

Në 30 gradë periudha e mbijetesës bie në shtatë ditë dhe në 40 gradë  bie në vetëm 24 orë.

Prania e virusit në sipërfaqe poroze si pambuku është më pak e qëndrueshme, deri në 14 ditë në temperaturat më të ulëta dhe më pak se 16 orë në më të larta, një periudhë kjo “dukshëm më e gjatë” sesa supozohet nga studimet e mëparshme, sipas të cilave virusi mund të mbijetonte deri në katër ditë në sipërfaqe jo poroze.

Trevor Drew, Drejtori i Qendrës australiane për Gatishmërinë e Sëmundjeve, specifikoi se studimi u krye me mostra të zbutura të  virusit të vendosura në materiale të ndryshme dhe me një metodë “jashtëzakonisht të ndjeshme”, e cila gjeti gjurmë të virusit edhe pas një kohe të gjatë ne telefona dhe në gjendje për të infektuar.

“Kjo nuk do të thotë se ajo sasi virusi është në gjendje të infektojë njeriun. Por nëse një person prek këto materiale dhe pastaj prek gojën, sytë ose hundën mund të kontraktojë sëmundjen edhe më shumë se dy javë pas ndotjes së objekteve “.

Rezultatet e studimit me titull “Efekti i temperaturës në qëndrueshmërinë e Sars-Cov-2 në sipërfaqet e zakonshme” u botua nga “Virology Journal”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI