Flash

74,383 raste të reja me COVID-19 në Indi, e kalon numrin e 7 milionë të infektuarve

Lapsi.al 11 October 2020
74,383 raste të reja me COVID-19 në Indi, e kalon numrin e 7

Regjistrohen mbi 7 milionë të infektuar me COVID-19 në Indi. Më 11 tetor India ka regjistruar 74,383 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. “Është krijuar një ndjenjë e vetëkënaqësisë dhe lodhjes”, tha Shivkumar Utture, shef i një shoqate të mjekëve në shtetin Mahrashtra. “Njerëzit mendojnë se përderisa ende nuk jemi infektuar, jemi të sigurt. Dilni në rrugët e Mumbait dhe do të gjeni 50 për qind të njerëzve që nuk mbajnë maska ose që i kanë vendosur ato në mënyrë jo të duhur”, tha ai.

Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara, më 10 tetor është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja me COVID-19 në dy muajt e fundit, përkatësisht u regjistruan 58,302 raste të reja. Brazili ka regjistruar 559 viktima të reja me koronavirus, duke bërë që numri i përgjithshëm i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet të kalojë shifrën prej 150,000. Ndërkaq, Franca ka regjistruar pothuajse 27,000 raste të reja me koronavirus. Më 11 tetor, në Teheran të Iranit është bërë e obligueshme mbajtja e maskës. Numri i viktimave në këtë vend, që është më i godituri nga koronavirusi në Lindjen e Mesme, vetëm gjatë kësaj jave ka arritur në 239.

Në kryeqytetin rus, Moskë, zyrtarët thanë më 11 tetor se ata do të vendosnin masa të reja kufizuese për të ndalur “trendin negativ epidemiologjik”. Zyrtarët thanë se masat kufizuese do të vendosen në qendra tregtare, restauronte dhe hapësira të tjera publike. Moska vazhdon të jetë rajoni më i goditur në Rusi dhe ka të konfirmuar mbi 312,000 raste me COVID-19. Në total, numri i rasteve në Republikën Çeke u rrit në 109,374. Rritja e rasteve me koronavirus në vendet evropiane ka bërë që shumë qeveri gjatë kësaj jave të paralajmërojë shtrëngim të masave, me qëllim që të shmangin një izolim të përgjithshëm.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI