Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Uragani shkatërrues Delta godet pjesën kontinentale të SHBA-së me erëra 160 km/orë

Lapsi.al 10 October 2020
Uragani shkatërrues Delta godet pjesën kontinentale të

Uragani i fuqishëm Delta ka nisur valën e shkatërrimit në Louisiana këtë të shtunë, vetëm disa javë pasi shteti juglindor i SHBA u godit uragani Laura. Delta u zgjerua nga një stuhi tropikale në një uragan të kategorisë 4, më shpejt nga të gjitha stuhitë Atlantike të regjistruara, kur goditi fillimisht Meksikën në fillim të javës. Uragani tashmë ka humbur pak forcë dhe kur goditi brigjet e SHBA ishte kthyer në uragan të kategorisë 2.

Delta goditi dhe shkatërroi rreth 100 milje bregdetare duke arritur në perëndim deri në Galveston, Texas, ku shembi dy shtëpi në ndërtim. Banorët në liqenin Charles raportonin se kishin parë të fluturonin çatitë e shtëpive. Energjia elektrike u ndërpre në më shumë se 410,000 shtëpi e biznese në Louisiana e Texas, sipas kompanisë elektrike PoëerOutage.

Stuhitë konsiderohen të rrezikshme në SHBA nëse shtojnë shpejtësinë e erës me 35 milje në orë brenda 24 orëve, sipas qendrës amerikane të uraganëve. Por Delta fitoi shpejtësi shtesë 75milje në orë brenda 24 tha meteorologu i universitetit të Colorado, Sam Lillo: “Në oqeanin Atlantik kjo ishte stuhia më e shpejtë që u kthye nga një depresion tropikal në një uragan të kategorisë 4 brenda 36 orëve”. /metro.co.uk/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI