Flash

Naftëtarët e Ballshit: Nëse nuk na plotësohen kushtet do vdesim këtu!

Lapsi.al 29 September 2020
Naftëtarët e Ballshit: Nëse nuk na plotësohen kushtet do

Në ditën e dytë të grevës së urisë naftëtarët e Ballshit kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre. Ata thonë se më parë janë të gatshëm të vdesin aty se të kthehen në shtëpi duarbosh. Kreu i Sindikatës së Naftetarëve, Sokol Dautaj, tha se ata kanë bërë ofertën e tyre, është pala tjetër që duhet të reagojë sipas tij.

“Greva është hera e dytë që ndodh. Ne ofruam kompromisin tonë, por askush nuk është ofruar zgjidhje. Pse nuk nisi puna në rafineri? Aq me tepër u prononcua dhe vetë ministrja se kjo çështje do të zgjidhej. Ne jemi për kompromis. S’ka pasur asnjë vizitë, përveç gazetarëve.”, tha Dautaj.

Ditën e djeshme pasi u mblodhën para rafinerisë së Ballshit, 10 naftëtarë vendosën që të përshkallëzojnë veprimet e tyre, duke iu drejtuar grevës së urisë.

Të këshilluara

Aksident mes tre mjeteve në Pogradec

Një aksident ka ndodhur pranë fshatit Buçimas të Pogradecit. Tre makina janë përfshirë në këtë aksident, por nuk ka patur të lënduar. Frenimi i shpejtë i një...

17:46

Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve

Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë pa nevojën e bërjes së tamponit. Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka rekomanduar këtë masë lehtësuese, prej rasteve të...

16:15

Silvia Bino infektohet me Covid-19

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është infektuar me koronavirus. Bino është shtruar të pemten në spit...

13:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI