Flash

Kryeministri Rama: Në shkurt 2021 niveli i papunësisë do të jetë nën 11%

Lapsi.al 29 September 2020
Kryeministri Rama: Në shkurt 2021 niveli i papunësisë do të

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama ka premtuar se në shkurt të vitit 2021, do ta çojë nivelin e papunësisë nën 11%. Rama deklaroi se projeksionet për ekonominë shqiptare ishin pozitive, por tërmeti dhe pandemia ndikuan për ndryshimin e tyre.

“Deri një ditë para tërmetit, projeksionet për ekonominë shqiptare ishin pozitive. Papunësia, e cila për vitin 2019 ishte më e ulëta në rajon me 11%, pritej të shkonte edhe më poshtë. Borxhi ishte në trajektore rënëse nën 65%, investimet e huaja dhe turizmi do të kishin impakt të shtuar, por gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë dhe me tërmetin e Covid-19. Sidoqoftë, masat e marra nga qeveria në të dy drejtimet, konferenca e donatorëve e suksesshme e Brukselit, si dhe paketat e shpëtimit në periudhën e karantinës së përgjithshme kanë ndihmuar që sot të mund të themi pa frikë se nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në më shumë se -10% të prodhimit të përgjithshëm, presim të kufizohemi në më pak se 4,5%. Nuk është pak si parandalim”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se masa janë marrë për nxitjen e ekonomisë. Kreu i qeverisë tha se prioritet është ripunësimi sa më shpejt i atyre që ishin në punë para pandemisë.

“Kemi vënë në dispozicion programet e ripunësimit dhe qëllimi është që në harkun e një viti të tejkalojmë nivelin e shkurtit të këtij viti, ku me 11% papunësi arritëm nivelin më të ulët të papunësisë që nga viti 1991”, u shpreh kryeministri.

Të këshilluara

Aksident mes tre mjeteve në Pogradec

Një aksident ka ndodhur pranë fshatit Buçimas të Pogradecit. Tre makina janë përfshirë në këtë aksident, por nuk ka patur të lënduar. Frenimi i shpejtë i një...

17:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI