Flash

Shembja e Teatrit, Rama thumbon: Vajtojnë ende për atë ngrehinë

Lapsi.al 29 September 2020
Shembja e Teatrit, Rama thumbon: Vajtojnë ende për atë

Në ditën Kombëtare të trashëgimisë kulturore çështja e shembjes së teatrit kombëtar është vënë në fokus të diskutimeve edhe në arenën politike. Kryeministri Edi Rama është rikthyer te ngjarja e shembjes së teatrit, që shkaktoi përplasje të forta mes artistëve dhe policisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare nuk kurseu ironinë duke thënë se ata ende “vajtojnë atë ngrehinë”.

“Vajtojnë akoma për atë ngrehinë të Teatrit Kombëtar, duke e përdorur si argument për të sulmuar ‘talebanët’ që janë në qeveri. Deri dje nuk vunë dorë në asnjë monument kulture dhe nuk prekën asnjë metër katror pëlhurë për ta pastruar nga gjithë shtresa e pluhurit që kishte rënë mbi gjithë këtë thesar kudo. Nëse do marrim të shohim listën e ndërhyrjeve në këto 7 vite në monumente kulture, është e gjatë. Ky program me BE që startojmë sot është xhevahiri më i çmuar i kurorës së punës që kemi bërë sot.”, tha kryeministri.

Të këshilluara

Aksident mes tre mjeteve në Pogradec

Një aksident ka ndodhur pranë fshatit Buçimas të Pogradecit. Tre makina janë përfshirë në këtë aksident, por nuk ka patur të lënduar. Frenimi i shpejtë i një...

17:46

Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve

Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë pa nevojën e bërjes së tamponit. Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka rekomanduar këtë masë lehtësuese, prej rasteve të...

16:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI