Flash

Gjiknurin flet për “Çunat Problematikë”: Çdo familje e ka nga një

Lapsi.al 19 September 2020
Gjiknurin flet për “Çunat Problematikë”: Çdo

Ish-ministri Damian Gjiknuri foli në emisionin “Kjo Javë”, në News24, lidhur me akuzat mbi “çunat problematikë”.

E pyetur nga moderatorja Nisida Tufa nëse e bezdis kjo frazë, Gjiknuri u shpreh se nuk e bezdis fare, pasi sipas tij, kjo është një shprehje që përdoret nga 90% e shqiptarëve dhe se sipas tij kjo shprehje përdoret shpesh sepse në çdo familje nga një fëmijë problematik, ose në çdo organizatë ka anëtarë problematikë.

“Nuk më bezdis fare, sepse këtë shprehje e përdor 90% e shqiptarëve, për arsye nga më të ndryshme, qoftë edhe prindërit kur një fëmijë mund ta kenë pak më problematik se tjetrin. Politikanët maten nga veprat, jo nga akuzat që iu bëhen. Sa më shumë je i besuar politik apo në qendër të vendimmarrjes, aq më shumë akuza do të kesh. Politikani duhet të mësohet me këto. Kështu që nuk më bëjnë përshtypje fare. Për gabimet e mia flasin vetëm organet e drejtësisë”, tha Gjiknuri. Ndërsa lidhur me pyetjen se kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS dhe çfarë pritet prej saj, Gjiknuri theksoi se “Nuk e di kur mund të bëhet. Tashmë PS ka hyrë në fushatë zgjedhore, janë përcaktuar drejtuesit e qarqeve dhe për mendimin tim PS duhet të funksionojë si një shtab elektoral, me objektiva konkretë. Për mua e rëndësishme është që të kemi një organizim në funksion të fushatës elektorale”.

Të këshilluara

Bie zjarr në Bashkinë e Kamzës

Bashkia e Kamzës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu ka publikuar pamje nga bashkia, ku duket tymi dhe flaka në hyrje të...

11:44

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI