Një person është vrarë me thikë në qytetin e Durrësit në zonën e Plepave.
Mësohet se i vrari është 34-vjeçari Idajet Dulla. Ai ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa nuk dihen ende motivet e këtij krimi.
Kalimtarë të rastit e kanë gjetur atë në afërsi të shinave të trenit dhe më pas e kanë transportuar në spital, për ta dërguar më vonë në morg.