Flash

Ylli Ndroqi ndërpret mbledhjen e mëngjesit dhe u flet gazetarëve për Ramën, Berishën dhe Veliaj

Lapsi.al 4 August 2020
Ylli Ndroqi ndërpret mbledhjen e mëngjesit dhe u flet gazetarëve

https://youtu.be/dxnYjPlGMwU

Në të dy televizionet Ora dhe Ora Neës puna e gazetarëve sot nuk nisi si zakonisht. Ndërsa bënin mbledhjen si çdo mëngjes, në redaksi është shfaqur pronari, Ylli Ndroqi. Nga pas e ndiqte një kameraman që filmonte çdo lëvizje.

Të gjithë gazetarët, operatorët, teknikët dhe administrata ishte paraqitur në punë për të vijuar detyrën e përditshme, për të raportuar ngjarjet, problematikat dhe denoncuar skandalet. Por ndërsa një ditë më parë forcat speciale me armë në duar qëndronin jashtë, pronari Ylli Ndroqi hyri brenda ne redaksi për t'i dhënë mesazhe kurajoje.

"Me qetësi se çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur, po nuk patëm furtuna të tilla normalisht nuk do të ekzistojmë më dhe nuk do të bënim punën që kemi marrë përsipër ta bëjmë. Për gati 13 vite une nuk di të jem bërë palë me të majtën a të djathtën. Ka pasur problem edhe në kohën e PD-së, në kohën e PS-së, në kohën kur Rama ka qenë kryebashkiak, në kohën e Bashës, por edhe me Erion Veliajt. Por më interesanti dhe njeriu që nuk përballet dot me të vërtetën është Erion Veliaj dhe ky është sulm politik" ishin fjalët e Ndroqit, në ngarkim të të cilit janë akuza të rënda si ajo për trafik ndërkombëtar droge.

Për gazetarët e dy televizioneve këto nuk kanë qenë ditë të të qeta. Në njërën anë SPAK ka konkluduar se televizionet ku ata punojnë janë ngritur me paratë e drogës, në anën tjetër politika që tenton t'i intimidojë, policia i vendos nën rrethim me armë dhe si të mos mjaftonin këto, me pasuritë e sekuestruara të pronarit, situata financiare bëhet e vështirë për t'u parashikuar.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI