Flash

Sonila Meço mbron Ylli Ndroqin dhe kujton Françesko Beketin

Lapsi.al 3 August 2020
Sonila Meço mbron Ylli Ndroqin dhe kujton Françesko Beketin

Një nga emrat kryesorë të Oranews, Sonila Meço ka dalë në mbrojtje të pronarit duke kujtuar se janë 14 vite që Ylli Ndroqi është në tregun mediatik me televizionet e tij. Meço e quajti të qëllimshëm operacionin e SPAK, kur tha se "një vendim i mbyllur atje nuk mund të mbajë peng për të gjithë jetën një person".

Por duke qenë se vetë Meço ka pasur një eksperiencë të ngjashme në Agon Channel, ajo nuk mund të kujtonte se sulmi ndaj një mediaje ka kosto për shtetin. "Të kujtojmë edhe raste të reja që duhen kujtuar në këto momente, që duhen kujtuar" ka përsëritur gazetarja, për të cilën e gjithë kjo situatë  ngjan me një deja vu aspak të këndshme.

E paqartë ishte Meço kur kërkoi që t'i shkohet më tej origjinës së pasurive të të gjithë pronarëve të medias, duke përmendur edhe mediat kombëtare.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI