Shembet Teatri Kombëtar. Forca të shumta policie rrethuan gjatë natës ambjentet jashtë Teatrit, ndërsa fadromat mësohet se kanë nisur shembjen e tij.
Sic duket nga pamjet e publikuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, shembja ka nisur të kryhet nga pjesa ballore e Teatrit Eksperimental, ndërsa më pas është shembur edhe godina e Teatrit Kombëtar.
Aksioni të Inspektoriatit të Territorit që nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës.
Forca të shumta policie kanë shfrytëzuar këtë moment për të rrethuar zonën, duke kryer njëkohësisht edhe shoqërimin e disa aktivistëve dhe aktorëve.
[video width="480" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/videoplayback.mp4"][/video]