Edi Rama u shfaq jonormal edhe në antimitingun e organizuar prej tij në Shkodër në Kalanë e Rozafës. Sërish ai u kap me infl...
21:41
Dje dhe sot me video/ Shikoni ç'thoshte Bert Ndrenika dy vite më parë për teatrin dhe Ramën
Lapsi.al25 March 2021
Diçka më shumë se dy vite më parë Robert Ndrenika ishte një njeri tjeter. Ai ishte betuar se nuk do ta treste dheu po të shembej teatri. Edi Rama e kishte turperuar publikisht në sy të kolegëve duke mos i dhënë fjalën. Ai doli në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, në qershor 2018 dhe foli krejt ndryshe nga sot. Rikthejuni edhe njëherë kesqj interviste per te kuptuar sesa real eshte peticioni i tanishem i shkruar ne zyrat e bashkise.
Ndërsa sot në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit kryeministri, Edi Rama ka publikuar një spot me protagonist aktorin e njohur Robert Ndrenika. Ndrenika shfaqet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku flet për disa sfida të qeverisë Rama si pandemia apo edhe çështja e Teatrit Kombëtar për të cilin thotë se do të ngrihet aty ku ishte më shumë herë më funksional dhe më i bukur nga sa ishte më parë. Më tej, Robert Ndrenika flet për një mandat tjetër të Partisë Socialiste të cilin e cilëson si “aktin e dytë” të vizionit për një Shqipëri më të mirë.Në një takim që patët me kryeministrit Rama, ai nuk ju dha fjalën. A u ndihet i lënduar?
Natyrisht që jam ndjerë jashtëzakonisht i lënduar, atë që ma ka bërë ai njeri, nuk ma ka bërë njeri deri më sot. Me turpëroi para kolegëve te mi, dhe 100 vetëve që ishin aty. Ishte shumë e rëndë për mua.
Nëse do e kishit përballë çfarë do i thonit?
Kam për të thënë diçka, por jo personalisht për atë, por për çështjen e Teatrit. Kryeministrat venë e vijnë. Ky vend ka pasur edhe kryeministër 30-vjeçar, e pati atë që pësoi. Jam i sigurte që edhe ky nuk është kryeministër i përjetshëm”.
Jeni i dëshpëruar për shembjen teatrit?
Shumë i dëshpëruar jam. Është njësoj si t’i bihet murit me kokë. Është shumë e rëndë. Ai vend aty është shumë i shenjtë. Aty është krijuar gjithë kultura e kryeqytetit. Është shumë e rëndë mënyra si bëhet kjo punë. Kërkon ai ambasadori i madh i amerikanëve të kapë peshqit e mëdhenj që i ka para syve, edhe kapen këto sardelet. Aty ka 20 vjet që tentohet të kryhet një grabitje e mbetur në tentative dhe nuk flet njeri. As prokuroria, as qeveria, as PS. Me sa duket ai do ta bëjë këtë punë. Dhe kur i del, le t’i dalë.
Pse nuk e dëgjon zërin tuaj kryeministri?
Nuk na përfill ne. E bën me fodullëk, me mendjemadhësi. Mendoj se ai i shkel me këtë, edhe atë ministreshën që ka aty. Kë nuk ka fyer ai. Artistë të tjerë, mua. Hajde të ballafaqohemi, të ulemi të flasim. Ai grabitjen po e motivon me ligj, me parlament, që të justifikohen për grabitjen që duan të bëjnë. Sa i takon Teatrit ai e ka historinë e vet. Sa i takon ndërtesës duhet të flasin ekspertët. Mund të bëhet edhe kjo godinë, kështu si është. Me 10 mln euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer, dhe Tirana e meriton këtë gjë. Ka shumë mungesë transparence. Duhet të ulemi të bisedojmë, por me palë të tretë.
Ta sqarojmë pozicionin tuaj, ju jeni kundër shembjes së Teatrit, por jeni kundër projektit të ri?
Projekti i ri mund të bëhet transparent sepse nuk na kanë informuar. Nëse një teatër është 4/4 prej kësaj një pjesë e madhe është skena. Edhe ky teatër mund të rregullohet dhe nuk kërkon shumë fonde. Mund të bëhet edhe një teatër se e meriton kjo Tiranë. Pse nuk shohim Shkupin, Sofjen. Zagrebin. Lere më pastaj Londrën apo vende të tjera si janë teatrot kombëtare. Edhe Delvina ka një sallë të mirë, por është turp që Tirana të mos ketë një Teatër të mirë. Kjo është një grabitje e mbetur në tentativë. Duhet të hetojë Prokuroria.
Ju si mendoni, kush janë arsyet që ka një lloj armiqësie të kryeministrit me artistët?
Nuk e di… Ndoshta ka qenë vetë i pa talentuar dhe mbase do që të marrë hak. Tani thonë se është bërë milioner ai. Si u bë milioner për 20 vite?.
Keni kërkuar ju një takim me Ramën?
Na thirri në kryeministri dhe foli vetë se neve na preu gjuhën. Pas atij takimi nuk kemi pasur asnjë takim tjetër. Tek presidenti kam qenë vetë dhe na priti shumë mirë.
Ju çfarë do bëni nëse pr.ligji merr votat në Kuvend?
Çfarë të them… murit me kokë nuk i bie dot. Unë fjalën time do ta them, pastaj si të duan le të bëjnë. Ma do mendja se edhe populli është me mendimin tim sepse me pyesin kur dal në rrugë.
Thirrja që keni sot, mbase dhe për deputetet se ata do e votojnë?
Thirrja është që Teatrin duhet ta bëjë shteti dhe jo PPP, pasi kjo është një hile dhe bie era abuzim.
Nga Andi Bejtja/ Sapo, pashe nje peticion te nje pjese te aktoreve, (qendrimet e te cileve ne fakt kane qene te ditura boterisht) ku i kerkohet Presidentit, Opo...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te Liqeni Artificial në Tiranë, mesditën e sotme. Disa oficerë policie kanë dhunuar një të ri pse kishte dalë për shëtitje.
Në...
Kreu i Shtetit, Ilir Meta, reagoi sërish në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij, shembja e TK do rrezikojë nisjen e negociatave.
"Faktet e bëra ...
Vendimi i qeverisë për të ndryshuar formulën e blerjes së energjisë duke ulur koefiçentin , do të prekë rëndë sipërmarrësit e hidrocentraleve, të cilët thonë se...
Aktori i madh, Gulielm Radoja, del në krah të artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, për të cilin Bashkia e Tiranës ka vendosur shembjen.
Në një video-me...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar për gjobën që i është vendosur emisionit “Tempora”. Sipas Bashës, Rama infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me C...
Një 50-vjeçar i identifikuar Jetnor Xhaferri, është plagosur përpara derës së banesës me armë zjarri për motive ende të paqarta në Vlorë.
Blutë e Vlorës në p...
Ngjarjet e njëpasnjëshme në Shqipëri po rrisin tensionin politik në vend, duke krijuar thuajse një terren të ngjashëm si vitin e kaluar.
Reforma në Drejtësi,...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kos...
Vihen në pranga dy persona në Fier, pasi i vodhën me dhunë 150.000 lekë punonjësit të postës.
Ndërkohë që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ed...
Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.
Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit
Christian Eriksen ka përdorur kanalet e tij për të folur për herë të parë mbi problemin e ri shëndetësor që pësoi në ndeshjen mes Danimarkës dhe Ukrainës.
Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Kombëtares italiane, të cilit do t’i besohet detyra për të ndërtuar Italinë dhe për ta çuar deri në Kampionatin e ardhshëm Europian