Flash

Shembja e Teatrit, Meta: Veprimtari e strukturuar kriminale, rrezikohet nisja e negociatave me BE-në

Lapsi.al 15 May 2020
Shembja e Teatrit, Meta: Veprimtari e strukturuar kriminale, rrezikohet nisja e

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, reagoi sërish në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij, shembja e TK do rrezikojë nisjen e negociatave.

"Faktet e bëra publike orët e fundit flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale, të paamnistueshme në çdo kohë, që kërkon të jetësojë marrëzinë për t'i vënë kazmën Teatrit Kombëtar, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje, që ka marrë një dimension të qartë europian dhe ndërkombëtar.

Këto provokime mjaft serioze për paqen sociale në vend, janë të barazvlefshme si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmonë përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Shpresoj shumë të ketë një reflektim dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta.

15 kushtet e vendosura nga BE janë tepër!

Shtimi edhe vetëm i një kushti tjetër do të ishte fatal e me pasoja vështirë të rikuperueshme për të ardhmen europiane të vendit!" shkruan Meta.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI