Flash

Valë e dytë e koronavirusit, Pipero: Nuk do të mbyllemi më brenda

Lapsi.al 15 May 2020
Valë e dytë e koronavirusit, Pipero: Nuk do të mbyllemi më

Mjeku Pëllumb Pipero nuk përjashtoi mundësinë e një rikthimi të koronavirusit në fund të vjeshtës, ndërsa tha se kryesisht infeksionet respiratore e kanë këtë karakteristikë. Megjithatë ai u shpreh, se një valë e dytë nuk do të ketë të njëjtat efekte.

“Nuk përjashtohet një mundësi në fund të vjeshtës. Nëse do kemi një rikthim nuk do ketë këto efekte. Sistemet janë më të përgatitura, një pjesë e mirë do fitojë imunitet, qytetarët janë më të ndërgjegjësuar, do kemi më shumë armë në dorë, neve mjekët. Impakti nuk do jetë ky. Besoj do mjaftohemi me një distancim fizik dhe larje duarsh. Nuk do frenohet ekonomia dhe jeta”, tha mjeku mbrëmë në Opinion.

I pyetur se përse disa vende e kaluan më lehtë dhe disa në mënyrë më traumatike, Pipero tha:

"Së pari ka teori që janë tre lloje virusesh. Së dyti u var shumë nga koha kur u morën masat. Në Kinë rastet e para u identifikuan në 21 janar. Ëuhani u mbyll në 23. Nëse do ishte mbyllur në 22, rastet dhe vdekjet do ishin 40% më pak. Iu qëndruam masave në kokë, por mbi të gjitha qytetarët i kanë respektuar ato në maksimumin e mundshëm".

Të këshilluara

Basha shkon te Teatri Kombëtar (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike shkopn pranë Teatrit Kombëtar ku do të qëndrojë gjatë gjithë natës. Kreu i opozitës do të jetë në mbështetje të artistëve që k...

22:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI