Flash

Zgjedhje në Universitete, reagon Meta

Lapsi.al 7 May 2020
Zgjedhje në Universitete, reagon Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndërhyrë pas shqetësimit të ngritur nga disa pedagogë për mbajtjen e procesit zgjedhor në Universitete në këtë situatë pandemie. Në një deklaratë të kreut të shtetit thuhet se ky është një proces tejet i rëndësishëm, por ai duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës.

“Ndaj, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi, është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces. Është detyrë e tyre të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithëpranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri” –thotë Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Maks Velo

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo. Mësohet se prej disa ditësh Velo ishte i shtruar në QSUT, pasi vuante nga anemia ...

17:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI