Flash

Detaje në gjyq/ Si i ndihmoi 29-vjeçari atentatorët e prokurorit Ndoja

Lapsi.al 7 May 2020
Detaje në gjyq/ Si i ndihmoi 29-vjeçari atentatorët e

Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë në mungesë për Arjol Halilajn.

29-vjeçari akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet të ketë ndihmuar autorët e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, në 1 nëntor 2019.

Në ngjarjen e ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit, në aksin Durrës-Tiranë, u plagos prokurori, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital. Sipas hetimit të SPAK, Halilaj është tradhëtuar nga komunikimet telefonike me Redian Rrajën, i arrestuar si një nga atentatorët dhe pamjet e një kamere sigurie.

[caption id="" align="alignnone" width="900"]Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoja/ Gjykata Speciale cakton ... Arjol Halilaj[/caption]

Hetuesit pretendojnë se ditën e ngjarjes, Arjol Halilaj është takuar në Durrës me Rrajën dhe një person tjetër, të cilët kanë qenë duke mbajtur në mbikqyrje lëvizjet e prokurorit. Teksa i janë vënë në ndjekje prokurorit në rrugën Durrës-Tiranë, 29-vjeçari ka shoqëruar lëvizjen e tyre si eskortë nga një automjet “Hyundai”. Ai i ka parakaluar gjatë rrugës dhe i ka pritur në zonën e Shkafanes, pranë vendit ku u gjet i braktisur automjeti i atentatorëve.

Lëvizjet e automjeteve janë fiksuar nga disa kamera sigurie të administruara nga hetuesit, por më e “forta” mes tyre është ajo e një magazine pranë vendit ku atentatorët kanë hipur në mjetin “Hyundai”. Në këto pamje, sipas burimeve, shquhet Rraja i cili mban një kapele në kokë, ndërsa personi tjetër një send në duar.

Pas këtij momenti, Halilaj i ka shoqëruar ata drejt qytetit të Durrësit. Në mjetin “Mercedes” të përdorur nga autorët, i lënë i padjegur, u gjetën maska, lëndë djegëse dhe dy kallashnikovë të përdorur në ngjarje. Nga hetimi janë identifikuar dhe të paktën dy persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët po kërkohen nga policia.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Maks Velo

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo. Mësohet se prej disa ditësh Velo ishte i shtruar në QSUT, pasi vuante nga anemia ...

17:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI