Flash

Sot në TV/ Flet për herë të parë për një media shqiptare, Grenell, ambasadori amerikan që rrëzoi Albin Kurtin

Lapsi.al 27 March 2020
Sot në TV/ Flet për herë të parë për një

Diplomati kontrovers dhe i shumë diskutuar që ishte në origjinë në rrëzimit të qeverisë Kurti, Richard Grenell, do të flasë sot për herë të parë për audiencën shqiptare. Emisari special i presidentit Donald Trump për arritjen e një marrëveshjeje paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë, shef në detyrë i shërbimeve sekrete amerikane dhe ambasadori i SHBA në Berlin do të japë sonte në orën 20:45 në emisionin Pressing, një intervistë ekskluzive në Gazetën Express dhe në Televizionin 7.

"Grenell sonte, në një intervistë të realizuar me gazetarin Berat Buzhala, flet për herë të parë për pozitën amerikane në këtë proces. Ai tregon për raportet me Kurtin dhe çfarë i kishte thënë Kurti atij për tarifën. Gjithashtu, Grenell sqaron edhe për çështjen e dialogut, për raportet Amerikë – Kosovë, për sanksionet amerikane dhe tema të tjera" thuhet në njoftimin e Express.

©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43