Flash

Ku është plani i qeverisë për ndihmat e biznesit dhe familjeve në nevojë?

Lapsi.al 27 March 2020
Ku është plani i qeverisë për ndihmat e biznesit dhe

Kryeministri Rama premtoi pagesë të dyfishtë për familjet në nevojë, dy paga minimale për familjet që kanë një biznes të vogël dhe ndihma në ushqime për familjet e tjera të varfëra në kushtet e karantinës, kur aktiviteti i përditshëm është paralizuar. Por plani që detajon se kush do të përfitojë ende nuk dihet.

Në këto kushte, Partia Demokratike ngre pikëpyetjet se çfarë do të bëhet me 35 mijë biznese dhe mbi 70 mijë të papunë të përjashtuar nga skema.

Jorida Tabaku kërkoi të anullohet çdo transaksion i panevojshmë deri në kalimin e krizës.

DEKLARATA E PLOTE

Në emër të Partisë Demokratike dua të ndaj me ju shqetësimin për mungesën e tranparencës për ndihmën e parashikuar për shtresat në nevojë dhe për ekonominë.

Ndonëse u premtua disa herë se ishte gati vendimi i Këshillit të Ministrave që detajonte rregullat për përfitimin e ndihmës nga kategoritë që përfshihen në Aktin Normativ të miratuar të dielën, ende nuk është publikuar asgjë.

17 ditë pas rëndimit të krizës, pse nuk ka ende një VKM për pagesat që u lajmëruan nga Qeveria?!

Pse nuk bëhet e ditur lista e plotë e përfituesve nga kjo pagesë, që qytetarët të kenë mundësi të shohin nëse janë apo jo përfitues?

Kush janë bizneset e vogla që përfitojnë?

Kush janë personat qe do të marrin pagesë papunësie?

Kush janë personat qe do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike?

Dua ta përsëris me forcë. Paketa sociale e miratuar nga Qeveria është e pamjaftueshme. Mijëra familje në nevojë apo biznese nuk përfitojnë prej saj.

Sot llogariten rreth 65-80 mijë biznese të mbyllura, pa asnjë aktivitet si pasojë e masave të marra nga epidemia. Rreth 35 mijë, në rastin më të mirë, nuk janë përfshirë në paketën sociale të Qeverisë. Çfarë do të ndodhë me ta? Kush kujdeset për ta?

Çfarë do të bëhet me mbi 70 mijë familje që i kanë hequr nga ndihma ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë?

Në këto momente, transparenca është shumë e rëndësishme për te ndalur diskriminimin, por dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetareve që sot kanë nevojë.

Veprimi në kohë nga Qeveria është i domosdoshëm dhe çdo vonesë është e patolerueshme.

Sot 300 mijë familje në nevojë për mbijetesë kanë nevojë për ndihmë, pasi mbyllja në shtëpi i ka hequr edhe mundësinë minimale për të ushqyer me bukë fëmijët.

Shteti ka detyrimin që në këtë moment të vështirë të jetë pranë të pamundurve, t’u sigurojë atyre minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer.

Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Ky është detyrim i saj ligjor dhe jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.

Paratë e taksapaguesve duhen vënë menjëherë në shërbim të qytetarëve dhe duhet anulluar çdo transaksion tjetër deri në kalimin e kësaj situate.

 

Të këshilluara

Edi Rama shmang Albin Kurtin

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “temë luksi” të flasë për vendimin e parlamentit të Kosovës për rrëzimin e qeverisë “Kurti”. Në një intervistë që dha për “Re...

23:17

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43