Flash

FOTO/ Alvin mbërrin në shtëpinë e tij, del e gjithë lagjja ta presë

Lapsi.al 8 November 2019
FOTO/ Alvin mbërrin në shtëpinë e tij, del e gjithë

Është kthyer në një ngjarje të ditës edhe në Itali kthimi i Alvin Berishës, 11-vjeçarit të mbetur vetëm në kampin Al Hawl të Sirisë. Mëngjesin e së premtes ai mbërriti në aeroportin e Fiumicino të Romës ku e priste babai dhe 2 motrat.

Pas kryerjes së procedurave ai është nisur në shtëpinë e tij në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisë. Në hyrje të saj ishte varur prej mëngjesit një banderolë ku shkruhej “Mirë se u ktheve kampion”, citon lapsi.al. Alvin ka mbërritur aty pasdite vonë. Ai jetoi larg familjes për 5 vite duke përjetuar dramën e luftës në Siri.

Aty e çoi nëna e tij e frymëzuar nga ISIS në dhjetor të 2014-ës me qëllim që ta strëviste si luftëtar. Në hyrje të shtëpisë kishin dalë shumë njerëz që e kanë duartrokitur kthimin e 11-vjeçarit në shtëpi. Të afërm, miq dhe komshinj kanë dalë ta prisnin Alvinin i cili buzëqeshte gjatë gjithë kohës. Gati për një jetë të re në krah të familjes dhe babait këmbëngulës që ia arriti ta sjellë në shtëpi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kërkesa e parë e Alvinit: Dua pulë me patate

Jetoi për disa vite në krah të njerëzve që i kërkonin të luftonte për ISIS, për Zotin dhe kundër atyre që nuk e duan Perëndinë. I thanë që të mos fliste asnjë g...

20:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI