Flash

E rrallë/ Del i pafajshëm shqiptari i dënuar me burg përjetë në Greqi

Lapsi.al 7 November 2019
E rrallë/ Del i pafajshëm shqiptari i dënuar me burg

Ky është një nga gjyqet e rrallë të ndodhura në Greqi. Bëhet fjalë për shqiptarin Nikolla Vreka, i cili qëndroi në burg 2 vite e gjysmë me akuzën për trafikim të drogës. Sot Gjykata e Shkallës së Dytë në Patra njëzëri ka nxjerrë të pafajshëm 47-vjeçarin Nikolla Vreka.

Gazetari shqiptar Shpëtim Zinxhiria raporton nga Greqia se ai u dënua në vitin 2017 me akuzën e trafikimit të 832 kg kanabis. Akuza kundër tij ishte ngritur më 2013-ën, por u arrestua 4 vite më pas në 2017 kur u ndodh për tjetër arsye në komisariatin e policisë.

Akuza kundër tij ishte mbështetur tek pretendimi se ishin gjetur shenjat e gishtërinjve mbi një gotë plastike që u gjend në portobagazh të makinës. Gjatë qëndrimit në burg, shqiptari botoi 5 libra në shqip dhe në greqisht. I lirë sot, por hidhërimi qëndron edhe pse është jashtë hekurave.

Në një intervistë për televizionin ANT, Nikolla - nga i dënuar në i pafajshëm, tha: “Besoj ne drejtësinë greke ashtu siç besoj te Zoti. Kur me arrestuan më thanë që je baron, një diçka të tillë, sa mbeta i ngrirë në kangjella. Më thanë se ke bërë import hashashi aq sa u çmenda kur e dëgjova. Kur më thanë “isovia” - burgim i përjetshëm, sa nuk vdiqa. Nëse nuk je një qenie e fortë, mbytesh atje brenda”.

Avokati Mihalis Mitrokalis, lidhur me këtë, tha se “qytetarët e këtij vendi duhet të kenë besim te drejtesia, te gjyqtarët grekë. Edhe nëse bëhet një gabim, e vërteta do të dalë”.

Shqiptari kërkon me të drejtën e tij zhdëmtimin ekonomik nga shteti grek për vuajtjen e padrejtë të dënimit në burgun grek. /faxweb.al

Të këshilluara

Kapet shqiptari më i rrezikshëm në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një nga shqiptarët më të kërkuar në shtetin fqinj. Myslim Hoxha, 30 vjeç arrestuar në Santa Maria Capua Vetere ishte shpal...

17:19

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI