Flash

Kërkesa e parë e Alvinit: Dua pulë me patate

Lapsi.al 8 November 2019
Kërkesa e parë e Alvinit: Dua pulë me patate

Jetoi për disa vite në krah të njerëzve që i kërkonin të luftonte për ISIS, për Zotin dhe kundër atyre që nuk e duan Perëndinë. I thanë që të mos fliste asnjë gjuhë tjetër përveçse asaj arabe dhe se Kalifati do ta fitonte ‘luftën e shenjtë’. Madje, me vetë fjalët e tij, e rrahën dhe i bërtitën për vite me radhë që të mësonte të luftonte dhe sesi të bëhej një ushtar i bindur i ISIS.

Por sot, fatmirësisht, i gjithë “ferri” u shua për Alvin Berishën, i cili mbërriti në Itali. Në aeroport e priste i ati dhe motrat. Por përpara se 11-vjeçari shqiptar të arrinte në Itali, një kërkesë ka pasur për njërin prej drejtuesve të kryqit të kuq, i cili ka treguar momentet kur Alvini u lirua nga kampi burg i Al- Holit.

“Është një fëmijë i fortë. E demonstroi edhe në momentet e fitimit të lirisë. Kur arriti në hotel në Bejrut kërkoi pulë me patate. Dhuratat e parë për të ishin një Lego dhe libra për fëmijë. Në 48 orët e fundit për të kanë qenë si të ishte në një botë përkëdheljesh” – u shpreh zyrtari i kryqit të kuq.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI