Flash

Rama: BE ka nevojë për Evropën Juglindore. Kush nuk e kupton, nuk di çfarë është në lojë!

Lapsi.al 8 November 2019
Rama: BE ka nevojë për Evropën Juglindore. Kush nuk e kupton, nuk

Pas marrjes së një “JO” për negociatat më Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të ironizojë vendimin e marrë në Këshillin Evropian.

“Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, apo Evropën Juglindore, po aq sa Evropa Juglindore ka nevojë për Bashkimin Evropian. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë, apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes”, tha Rama.

Ironia e Kryeministrit vijoi edhe më tej kur tha se vendet tona ende nuk janë gati të anëtarësohen në BE. Sipas Ramës, BE nuk përfiton asgjë nëse luan “lojën e fajësimit” dhe jo të “meritokracisë”

"Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, prandaj nëse loja e "meritokracisë" shndërrohet në  "lojën e fajësimit", sa herë që mungon kapaciteti për të nxjerrë një vendim konsensual, kjo gjë nuk i sjell asnjë të mirë BE-së dhe procesit. Megjithatë ne e dimë edhe që rajoni ka shumë potencial për të shfrytëzuar. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe duke bërë më të mirën tonë për të shmangur pasojat negative, që sjell ky vendim i verbër, apo mosvendim i tetorit në opinionin publik apo në të ardhmen.", tha Rama.

Këtë deklaratë kryeministri Edi Rama e bëri ditën e sotme në Gjenevë, ku mori pjesë në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI