Flash

FOTO/ Lidhje intime dhe kërcënime, kush është modelja që qëlloi hoxhën me armë

Lapsi.al 7 November 2019
FOTO/ Lidhje intime dhe kërcënime, kush është modelja

28-vjeçarja që para disa ditësh qëlloi me armë afër shtëpisë së hoxhës, Sead Bejta në Mitrovicë është modelja Suzana Tahiri. Mediat e Kosovës shkruajnë se ajo akuzohet për zhvatje dhe kërcënime ndaj hoxhës. E njohur me nofkën, “Shqiponja” tahiri duhet të qëndrojë në qeli pas kërkesës së prokurorisë.

Në kërkesën e akuzës të siguruar nga Insajderi thuhet se: “E pandehura Suzana Tahiri ka pasur probleme shëndetësore dhe para një kohe të caktuar ka shkuar tek hoxha Sead Bejta në mënyrë që kinse ta ndihmojë që t’i tejkalojë problemet që kishte. Tek hoxha ishte disa herë dhe më pas kanë hyrë në lidhje dashurie. Sead Bejta, hoxha ka dashur të ndërpresë lidhjen me të, por e pandehura e ka kanosur përmes mesazheve në telefon mobil, duke i thënë se nuk do ta lë të qetë atë dhe familjen e tij, nëse ai nuk i jep 10 mijë euro” – thuhet në kërkesën e prokurorisë.

Hoxha e kishte dhënë shumën e kërkuar, por shantazhet nga e pandehura kishin vazhduar, deri më 5 nëntor kur ajo shkon në shtëpinë e tij në fshatin Zhabar të Ulët dhe aty qëlloi me armë zjarri. Vajza ka pranuar të gjitha veprat për të cilat akuzohet. Hoxha ka pranuar se ka pasur kontakte me të pandehurën dhe se ajo e ka shantazhuar dhe kanosur atë. Arma të cilën Suzana Tahiri ka përdorur, është gjetur në shtëpinë e saj dhe është konfiskuar. Në vendin e ngjarjes ishte gjetur një gëzhoje.

Suzana Tahiri njihet edhe si modelja e “Shpisë së Kosovës”, një reality show i cili organizohej kohë më parë. Pas, dalje nga shtëpia, Suzana ka vazhduar karrierën e saj si modele. Në një intervistë ajo kishte thënë se ëndrra e saj është të bëhet presidente e vendit. Ajo njihet si përkrahëse e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë femra më e votuar në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Vushtrri ku ka mbajtur edhe postin e kryetares në nëndegën e PDK-së në fshatin Pantinë. Në 7 gusht të këtij viti, ajo kishte ofruar dorëheqjen nga gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kapet shqiptari më i rrezikshëm në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një nga shqiptarët më të kërkuar në shtetin fqinj. Myslim Hoxha, 30 vjeç arrestuar në Santa Maria Capua Vetere ishte shpal...

17:19

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI