Flash

Zbardhet projektligji për strukturën e posaçme që do të mbikqyrë “peshqit e mëdhenj”

Lapsi.al 12 October 2019
Zbardhet projektligji për strukturën e posaçme që do

Në projektligjin e dorëzuar në Kuvend, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ngritjen e strukturës së Posaçme të Policisë së Burgjeve, që do të shërbejë në regjimin e ashpër "41 Bis", ku do të mbikqyren të dënuarit e rrezikshëm të organizatave kriminale.

Sipas projektligjit që disponohet nga televizioni "Top Channel", efektivët e policisë që do të jenë pjesë e strukturës së posaçme jo vetëm që do të mbajnë nën vëzhgim "peshqit e mëdhenj", që do të mbyllen në 41 Bis, por do të jenë edhe njësia kompetente që do të ruajë edhe zyrtarët e burgjeve në rast të kërcënimit të tyre nga anëtarë të grupeve kriminale, shefat e të cilëve mund të jenë në qeli.

Kushtet e regjimit të ashpër që parashikohet të zbatohet përmes "41 bis", i ka bërë më të kujdesshëm të fortët në burgje, të cilët kanë marrë masat për të mundësuar vijimin e komunikimit me anëtarët e grupeve jashtë burgut. Sipas burimeve të "Top Channel", Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka propozuar Ministrisë së Drejtësisë trajtimin me paga të diferencuara për policët që do shërbejnë në "41 Bis" krahasuar me efektivët e tjerë në burgje, jo vetëm për shkak të shkallës së rrezikshmërisë, por edhe për t’i bërë këta policë të pakorruptueshëm.

Si fillim, pritet që në "41 Bis" të angazhohen 94 efektivë policie. Sikurse ka njoftuar edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, çdo punonjës që do të angazhohet në "41 Bis" do të kalojnë në filtrin e  "vetting"-ut. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Prenë pyjet në Prespë, arrestohen tre rojet

Pesë punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë janë arrestuar ndërsa njëri po ndiqet në gjendje të lirë, në kuadër të një operacioni policor ...

13:58

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI